Barcelona nuk përmbahet në merkato, katalanasit gjejnë akordin me Sitin për titullarin e mesfushës

Barcelona duket e papërmbajtshme gjatë kësaj merkatoje ku pas transferimeve të Robert Levandovskit, Rafinjës dhe Koundes, katalanasit duket të kenë arritur akordin me Mançester Sitin për Bernardo Silvën.

Bernardo Silva

Sipas raportimeve nga “Jigantes”, spanjollët kanë arritur një marrëveshje e cila do ti kushtojë arkave të klubit rreth 80 milionë euro dhe do të vendosë portugezin nën urdhrat e teknikut Çavi.

Barcelona duhet të ulë pagat e lojtarëve që ka në ekip përpara se ta zyrtarizojë marrëveshjen për shkak të problemeve me financat në klub.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×