“Gjel deti i Peqinit”, reagon deputeti i PD: Rama me ministra e deputetë në burg bën moral në Parlament për të zhvendosur vëmendjen

Dash Sula 1

Deputeti i PD Dashnor Sula, nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, ka reaguar pas debateve të zhvilluara ditën e sotme në seancën plenare në Kuvend.

Deputeti Sula shkruan kryeministri Rama me ministra e deputetë në burg bën moral në parlament për të zhvendosur vëmendjen .

Reagimi:

Kryeministri me ministra e deputet në burg bën moral në Parlament.

Për të zhvendosur vëmendjen e rikthimit të deputetit të tij në kokërr të burgut për aferën e inceneratorëve.

Për të zhvendosur vëmendjen nga votimi dhe rezultati qesharak i kalimit me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes që i vjedh qytetarëve të Durresit pronat.

Për të zhvendosur vëmendjen nga një buxhet që pasuron klientët e qeverisë dhe zero rritje per pensionistët.

Kryeministri erdhi sot në parlament me një fjalor rruge, një fjalor që do ta kishin zili edhe ata kriminelët që ndajnë qelinë me ministrat dhe deputetët e tij.

“Të mbaruar, të pafytyrë. Dërr-Dërr. Bedela. Laxhore lagjesh.” kjo ishte fjala e Ramës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×