“Na ka ngecur sharra në gozhdë në prokurorinë e Tiranës”, Rama: Funksionon si sportet për të rritur pazarin, mbyll çështjet që çojmë ne dhe u jep letrat bedelëve të PD-PL

Edi Rama Parlament

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj opozitës në seancën e sotme në parlament ku edhe u diskutua projektligji për Portin e Durrësit.

Ndërsa ka folur për ndërtimet pa leje, Rama u shpreh se i ka mbetur sharra në gozhdë tek Prokuroria e Tiranës.

“Biznesi i vogël duhet të tregojë kujdes me faturat, pas duhet t’i deklarojë. Aty ku do të kapen, do të goditen. Na ka ngecur shara në gozhdë në prokurorinë e Tiranës, e cila ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin, duke mbyllur çështjet ku drejtoritë tona për të ardhurat i çojnë në ndjekje penale. Duke marrë para nga ata që duhet të ndiqen penalisht dhe duke çuar letrat te bedelat e PD-PL-së, për të bërë zullumet. letrat që në prokurori i kanë çuar autoritetet. Si puna e atyre viktimave, apo të paralizuara, që ishin raste të kallëzuara nga drejtoria jonë e Tatimeve. Por ata nuk u ndoqën penalisht, por letrat iu dhanë Partisë së Lekut, për t’i hedhur hi shqiptarëve në sy”, tha më tej Rama.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×