Skënderbeu përforcon radhët për sezonin e ri. Ose më saktësisht i bashkohet një lojtar të cilin korçarët e mendonin të larguar që në fund të sezonit të kaluar. Ganezi Rendi Dumfur, në mënryë të papritur është kthyer të bëhet pjesë e korçarëve dhe pritet të jetë nën urdhrat e Migen Memellit të paktën edhe këtë sezon.
Lojtari i kishte dhënë lamtumirën Shqipërisë pas përfundimit të kampionatit për të udhëtuar drejt Greqisë, ku ishte prezantuar në skuadrën e kategorisë së dytë, Episkopi FC. Por duket se gjërat nuk kanë shkuar siç priste futbollisti ganez dhe tashmë ai ka bërë prapakthehu drejt Skënderbeut ku e kanë pritur krahëhapur, pasi trajneri Memelli i njeh mirë cilësitë dhe kontributin e tij.
Në miqësoren e sotme ndaj Devollit, Dumfur ka qenë në fushën e lojës që nga minuta e parë, ndërsa ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në radhët e korçarëve për këtë sfidë.
– Arena e Lajmit
