Partizani i epokës “Demi” u kthye në Kategorinë Superiore në sezonin 2013-2014 dhe që atëherë stoli i të kuqve ka ndërruar një sërë trajnerësh, teksa italianët dhe shqiptarët kanë qenë zgjedhjet e vetme.
I pari pas rikthimit në Superiore ishte Hasan Lika, i cili nuk e mbylli sezonin dhe u pasua nga Sampaio, që gjithashtu u largua para ndeshjes së fundit. Më pas Shpëtim Duro u vendos në krye të ekipit dhe është një nga tre trajnerët e vetëm në 9 sezonet pas rikthimit në Superiore, që ka arritur të përmbyllë një sezon të tërë në krye të skuadrës.
Dy strategët e tjerë, që ia kanë dalë të përsërisin këtë arritje janë Skënder Gega në vitin e titullit dhe Ilir Daja dy sezone më parë. Edhe këtë herë klubi nuk pritet të dalë nga “trendi” që ka krijuar në këto vite dhe në krye të skuadrës pritet të vendoset një trajner italian.
Arena e Lajmit
