“Vetëm Basha nuk është i ftuar nesër”, Berisha: Ose të bëhet i penduar i drejtësisë dhe ka lehtësira, ose të hyjë brenda…

Basha Berishaa 1

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot se të gjithë deputetët janë të ftuar nesër në protestë, me përjashtim të paraardhësit të tij, Lulzim Basha.

“Të gjithë mund të vijnë përveç Lulzim Bashës i cili duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme që ka. Të tjerët janë anëtarë të PD-së dhe nuk mund të më marrin leje mua ata që të protestojnë kundër qeverisë. Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruar që nuk është e vërtetë, por nuk ka dhënë asnjë fakt e provë për ato akuza konkrete që ekzistojnë aty. Hetimi nga selia po vazhdon. Mendoj se është i detyruar të ketë burrërinë të tregojë dhe në qoftë se i takon të hyjë brenda, ose të shpallet i penduar i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën”, u shpreh Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×