
Një ndër destinacionet më të preferuar të turistëve për pushime, ishulli grek i Santorinit rrezikohet nga një vullkan nën ujor sipas një artikulli të The Guardian.
“Ka qenë e qetë për gati 400 vjet, por Kolumbo, një vullkan nënujor afër ishullit grek të Santorinit, nuk është në gjumë”, shkruhet në artikullin e medias britanike.
Herën e fundit që shpërtheu Kolumbo, në vitin 1650, vrau 70 njerëz, por rritja e popullsisë dhe turizmi në Santorini nënkuptojnë se ndikimi i një shpërthimi ekuivalent sot mund të jetë shumë më i madh.
Kolumbo i përket familjes shumë shpërthyese të vullkaneve, të aftë për të prodhuar një kolonë shpërthimi dhjetëra kilometra të lartë. Ai gjithashtu mund të shkaktojë një cunami, duke e bërë shumë të rrezikshëm.
Duke përdorur një teknikë të re, të ngjashme me një ultratingull mjekësor, Kajetan Chrapkiewicz, nga Imperial College London, dhe kolegët e tij vunë re një shpërthim nuk është i afërt, megjithatë vullkani përbën një kërcënim serioz.