Rithemelimi dërgoi në Kushtetuese ‘Portin e Durrësit’, ironizon Bardhi: Pajtueshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën, kontrollohet nga GjK, para apo pas ratifikimit?

Gazment Bardhi

Rithemelimi deklaroi se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Aferën e Portit të Durrësit. Lidhur me këtë deklaratë ka ardhur edhe një reagim nga Gazment Bardhi. Me tone ironizuese Bardhi shprehet se duhet të bëhet opozitë reale.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Pyetje për studentët e vitit të parë të drejtësisë: Pajtueshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën, kontrollohet nga Gjykata Kushtetuese, para apo pas ratifikimit?

Keqardhje për çdo deputet që nënshkruan idiotësi juridike dhe tallet me shqiptarët, se gjoja ka goditur aferën e Portit të Durrësit, ku në fakt ka goditur një marrëveshje të ratifikuar nga Parlamenti, që nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues!

Bëni opozitë reale, boll u tallët me shqiptarët. Afera e Portit të Durrësit do të dërgohet padyshim në Gjykatën Kushtetuese sapo të miratohet me forcën e kartonit nga noterët e Qeverisë në Parlament.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×