Stërvitje speciale, Çela i bën “zbor” Kastriotit në Strugë për të zëvendësuar miqësoret që nuk u zhvilluan

Trajneri Emiljano Çela po u merr më të mirën lojtarëve në fazën përgatitore që po zhvillon Kastrioti në qytetin e Strugës. Skuadra krutane ka zhvilluar në ditët e fundit një seancë ekstra, duke iu përshtatur metodologjisë së kohës, me një bazë didaktike që i vendos lojtarët në një garë fizike.

kastrioti

E rëndësishme për trajnerin është se i gjithë grupi që ka në dispozicion po kalon një gjendje mjaft të mirë. Meraku i vetëm është fakti se gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut nuk u zhvillua më shumë se një ndeshje miqësore. Megjithatë, klubi ka projektuar një miqësore të shtunën në stadiumin e Kamzës, teksa kundërshtari i Kastriotit do të mësohet sot ose nesër.

Ekipi kthehet të premten në Shqipëri, për të vijuar përgatitjet në prag të kampionatit. Në javën e parë Kastrioti luan në transfertë kundër Bylisit.

–  Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×