DETAJE/ Vrasja në Gramsh, i moshuari pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, pas krimit shkoi tek të afërmit dhe…(VIDEO)

Vrasja Ne Gramsh Xhevit Sinani

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i dyfishtë që tronditi dje në Gramshin.

Mësohet se 80-vjeçari Xhevat Sinani kishte disa ditë që ishte kthyer në fshat, pasi prej disa javësh ishte larguar sëbashku me bashkëshorten për festat jashtë vendit.

Ndërsa vëllai i tij 72-vjeçari Shaqir Sinani jetonte i vetëm në fshat pasi bashkëshortja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë.

Sakaq këtë të premte, 80-vjeçari ka kryer krimin e rëndë, ku vrau me sëpatë gruan dhe vëllanë. Pasi i ka vrarë mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes që fillimisht e ka vrarë në banesë.

Më pas ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×