Horrori në Gramsh/ “Zegjinenë e mbyta dhe e godita me sëpatë, Shaqirin…”, rrëfimi dramatik i të moshuarit: Vëllai më ngacmonte gruan

Vrasja Ne Gramsh Xhevit Sinani

Zbardhen të tjera detaje rreth krimit të dyfishtë që tronditi dje Gramshin dhe jo vetëm, ku 80-vjeçari Xhevat Sinani vrau gruan dhe vëllain e tij.

Ngjarja ndodhi në Tërvol të Gramshit. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar të tjera detaje nga dëshmia e të moshuarit, i cili ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe të ndryshme, pasi rezulton se vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor.

Në dëshminë e tij të dytë Sinani ka pohuar se si fillim ka vrarë vëllain e tij me sëpatë në oborrin e banesës dhe më pas ka shkuar brenda dhe ka dhunuar të shoqen, të cilët dyshohet se e ka mbytur dhe më pas goditur me sëpatë. Horri dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe.

“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre 80-vjeçari.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×