Qëndruan të martuar për vetëm 12 ditë, por Pamela Anderson do të trashëgojë gjithsesi nga pasuria e Jon Peters.

10 milionë dollarë nga pasuria e producenti, do të jetë e Anderson. “Unë do ta dua gjithmonë Pamelën dhe ajo do të jetë gjithmonë në zemrën time. Kështu që një pjesë e pasurisë time, 10 milionë dollarë janë për atë. Kurdo që të ketë apo të mos ketë nevojë. Ajo as nuk e di këtë. Askush nuk e di në fakt. Edhe unë mbase s’duhet ta thoja fare”, ka treguar 77-vjeçari.

Martesa e Anderson me të do të mbahet mend si një nga më jetëshkurtrat në Hollivud.Peters u takua me Anderson kur ajo jetonte në rezidencën e Playboy gjatë viteve 1980. Ata filluan si miq dhe përfundimisht u lidhën në fillim të vitit 2020 pak para fillimit të pandemisë COVID-19.

“Ai është i mrekullueshëm dhe ka pasur një ndikim të madh në jetën time. E dua deri në vdekje”, tha Anderson për Variety. Peters nga ana e tij pranoi se ylli i Baywatch do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(715x0:717x2)/pam-anderson-jon-peters-95092bd03537418b8a23151b229aec0a.jpg)
and then