“Shokët m’i mori gomonia dhe kamioni për në Angli”, studenti nga Lazarati: Ai që duhet të largohet është Rama dhe klika e tij. Urrejtja e popullit…

Protesta3222222

Student i inxhinierisë së Ndërtimit, Olsi Kasemi, në fjalën e tij në protestën e opozitës PARA Kryeministrisë, u shpreh se sot në protestë është vetëm pasi shokët e tij janë larguar tashmë nga vendi me gomone apo kamionë.

Ai tha se mendon largimin edhe vetë, por se shtoi se ai që duhet të largohet është kryeministri Edi Rama dhe klika e tij.

“Jam nga Lazarati. Student dhe i punësuar. Jam këtu për të mbështetur protestën që po rikthen shpresën tek qytetarët.
Bashkë me katër shokë erdha në Tiranë, por një nga një mi mori gomonia apo kamioni.
Jam vetëm në këtë protesta, ndaj shpesh mendoj edhe vetë largimin tim nga Shqipëria por kuptoj që ai që duhet të largohet është Rama dhe klika e tij e qelbur e jo rinia.

Urrejtja e një populli që lëngon ka nisur të ngjisë uraganin e Lirisë”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×