Braziliani, Rodrigo Goesh, ka luajtur vetëm 25 minuta në finalen e Superkupës së Europës kundër Frankfurtit (2-0).
Duke folur pas ndeshjes ai ia ka bërë të qartë Ançelotit se pret të luajë një rol më të madh në këtë sezon. “Jam shumë i kënaqur sepse e kemi nisur sezonin me një trofe.
Kjo ishte dhe si një dhuratë për atë çfarë bëmë sezonin e kaluar. Por nuk dua të mjaftohem me kaq, dua të ndihmoj ekipin, duke luajtur më shumë. Dua një vend titullari dhe trajneri e di këtë”, tha ai.
Arena e Lajmit
