“Kicker” zbulon se Benzhamë Pavar do të qëndrojë në Mynih edhe këtë sezon, ndërsa golashënuesi më i mirë i ligës rajonale Gabriel Vidoviç (sulmuesi 18-vjeçar) do të huazohet në një klub të Bundesligës.
Sipas informacioneve të revistës gjermane, mbrojtësi francez pritet të qëndrojë në klub, pavarësisht idesë së mund të largohej pas transferimit të De Ligtit. Francezi kishte thënë herë pas here në muajt e fundit se ai mund të largohej.
Por, asgjë nuk do të ndodhë sepse klubi është shumë i kënaqur me paraqitjen e kampionit të botës, i cili është ende nën kontratë deri në vitin 2024. Ndërkohë që për sulmuesin e ri kroat Bajerni ka menduar një huazim në një klub të Bundesligës.
Arena e Lajmit
