“Firmosëm memorandume në të gjitha fushat”, kryeministri i RMV: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, bashkë në rrugën europiane

Konferenca

Është zhvilluar sot konferenca e përbashkët në Shkup mes qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski është shprehur se dy vendet kanë një bashkëpunim të mirë dhe se së bashkojnë do t’i tejkalojnë sfidat aktuale.

“Ju falënderoj për praninë në këtë konferencë. Mes dy shteteve tona ka një bashkëpunim të ngushtë dhe sot të gjithë ne këtu ndjehemi sikur jemi në shtëpi. Falënderoj Edin dhe të gjithë Shqipërinë për mbështetjen e tyre.

Ju dhe delegacioni juaj i dha mbështetje të plotë RMV dhe sot të dy vendet po shkojmë drejt rrugës Europine. Së bashku mund të bëjmë shumë. RMV dhe Shqipëria janë shembulli se si ndërtohen marrëdhëniet e mira fqinjësore. Sot i vendosim themelet se si do t’i bëjmë shtetet tona një vend më të mirë për jetesën. Nga kjo krizë do të dalim bashkë dhe askush nuk do të jetë i vetëm”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×