Klubi i Premier Ligës kërcënon stadiumin e vet, shkak bëhet çmimi i… birrës

Klubi i Uest Hemit kërcënon të padisë pronarët e “London Stadium” nëse ata nuk ulin çmimet e birrave përpara ndeshjes së ardhshme në shtëpi.

65464566

Uest Hemi është i zemëruar se gota më e lirë e birrës në ndeshjen e javës së parë kundër Mançester Sitit në Premier Ligë kushtonte 7.3 paund, 2.1 sterlina më shtrenjtë sesa ajo në stadiumin e komshinjve të tyre, Totenhemit. Dhe tani përballja për marrëveshjen e ushqimit që është bërë për stadiumin e marrë më qira mund të përfundojë në gjykatë.

Tifozët protestuan për çmimin e birrës në javën e parë të Premier Ligës të dielën e shkuar, por Uest Hemi u justifikua se këto çmime nuk i vendosin ata dhe klubi nuk merr asnjë fitim nga kateringu i stadiumit. Por, për të frenuar rritjen e tyre, klubi këmbëngul se ka një marrëveshje e cila thotë se çmimet e kateringut duhet të jenë në përputhje me ato të stadiumeve tëÇelsit, Arsenalit dhe Totenhemit, që e kanë birrën më të lirë 5.75 paund.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×