Ndërsa Mançester Junajtidi po tre gon edhe njëherë vështirësitë në arritjen e objektivave të merkatos këtë verë, duke bërë oferta për lojtarë të kalibrit të Adrien Rabiosë dhe Marko Arnautoviçit, e shkuara tregon shumë për atë që nuk shkon në menaxhimin e 20 herë kampionëve të Anglisë.
Tifozët që kërkojnë largimin e pronarëve Glejzër, vënë gishtin te mungesa e një një lidershipi që po shndërrohet në turpërues për nivelin e një klubi me të tilla përmasa. Që prej tërheqjes së trajnerit Sër Aleks Ferguson në vitin 2013 dhe ritransferimit të Kristiano Ronaldos verën e shkuar, “Djajtë” kanë firmosur me 30 lojtarë që kanë kushtuar +10 milionë paund apo më shumë, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë një sukses i vërtetë në “Old Trafford”.
Të gjitha klubet bëjnë gabimet e tyre. Merkatoja është si një pishinë me peshkaqenë ku asnjë transferim nuk e ka të garantuar suksesin. Kjo është e kuptueshme, ashtu siç do të ishte edhe të paktën 50% sukses në politikën e transferimeve, por zero për 30 transferime gjatë 9 viteve nuk është një shifër e injorueshme.
“The Sun” raporton se Junajtidi ka arritur të bëjë biznes fitimprurës me vetëm dy futbollistë që prej tërheqjes së trajnerit skocez nga futbolli: ata janë Dalej Blind dhe Den Xhejms, të cilët nuk prodhuan sukses në fushë, por të paktën klubi fitoi nga shitja e tyre. Bruno Fernandesh u duk se do ishte njeriu që mund të ndryshonte trendin kur u transferua në janarin e vitit 2020. Dhe pas 18 muajve të shkëlqyer të mesfushorit, sezonin e shkuar edhe ai u fik si të tjerët dhe prej sezonit të vështirë me Solskjaerin në stol, portugezi nuk e ka marrë më veten.
Këtë sezon është shumë shpejt për të gjykuar tri blerjet e deritanishme: Lisandro Martinez, Kristian Eriksen dhe Tajrel Malacia, por tentativat për të firmosur me Rabionë dhe Arnautoviçin 33-vjeçar e kanë bërë më komike se kurrë situatën në klub.
BLERJET E JUNAJTIDIT PREJ VITIT 2013
TRAJNER MOJES
FELAINI 27.5
MLN MATA 37.1 MLN
TRAJNER VAN GAL
SHOU 33 MLN
HERRERA 28.8MLN
ROHO 16 MLN
DI MARIA 59.7 MLN
BLIND 14MLN
DEPAJ 25 MLN
SHNEIDERLIN 24 MLN
SHVAJNSHTAIGER 15 MLN
DARMIAN 12.9 MLN
MARSIAL 36 MLN
TRAJNER MURINJO
BEILI 30 MLN
MKHITARIAN 30 MLN
POGBA 89 MLN
LINDELOF 31 MLN
LUKAKU 75 MLN
MATIÇ 40 MLN
SANÇEZ 30 MLN
FRED 52 MLN
OLE GUNNAR SOLSKJAER
DALOT 19 MLN
XHEMJS 15 MLN
BISAKA 45 MLN
MEGUAJËR 85 MLN
FERNANDESH 55 MLN
VAN DE BEK 35 MLN
TEJESH 13.6 MLN
DIALO 37 MLN
SANÇO 73 MLN
VARAN 34.2 MLN
RONALDO 19.7 MLN
TRAJNER TEN HAG
MALACIA 12.9 MLN
MARTINEZ 56.7 MLN
Përgatiti: ANDROKLI DRALO – Arena e Lajmit
