Ofertat në drejtim të Seferit/ Refik Halili, kokë më kokë me Taulantin

Presidenti Refik Halili sërish ishte dje në “Skënder Halili”. Numri një i klubit bardheblu mbërriti në fund të stërvitjes së Tiranës. Ai menjëherë foli me trajnerin Orges Shehi dhe më pas u ul kokë më kokë me sulmuesin Taulant Seferi. Për më shumë se 10 minuta ata folën bashkë.

halili-dhe-seferi

Kuptohet, qëllimi është ai që e dinë të gjithë: e ardhmja. Edhe kohë më parë Halili e Seferi u ulën kokë më kokë për të ardhmen e lojtarit bardheblu. Kujtojmë që në adresë të Seferit kanë ardhur disa oferta, por klubi, lojtari dhe menaxheri i këtij të fundit duhet të marrin një vendim përfundimtar nëse sulmuesi do të largohet nga skuadra. Seferi është lojtari më i kërkuar te bardheblutë me oferta nga shumë shtete prej Norvegjisë deri në Turqi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×