Opozita kritika në komision për Portin e Durrësit/ “A jemi në luftë?”, Dashamir Shehi: Po vendosim për biznesin më të madh shqiptar, pse kjo ngutje?!

Dashamir Shehaj

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku po diskutohet mbi marrëveshjen për Portin e Durrësit. Opozita nga ana e saj ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes dhe diskutimin e kësaj marrëveshje në një moment tjetër, pas përfundimit të çështjes së buxhetit të 2023-it.

Ndërkohë, deputeti opozitar Dashamir Shehi tha se kjo ngutje nga ana e maxhorancës lë vend për dyshime, ndërsa shtroi pyetjen nëse vendi është në luftë.

DISKUTIMET
Agron Shehaj: Duke pasur parasysh përgjigjen tuaj, talljen që bëni, për ata që kanë diskutuar kontratën, them t’i jepni fund kësaj farse.

Dashamir Shehi: Këtu na vjen në mes të buxhetit një marrëveshje, që ka pikëpyetje brenda. Rëndi është e tillë. Po heqim një port historik, do e bëjmë apo jo, kemi shumë pyetje. Do ishte më logjike që ta shtyjmë këtë punë pas buxhetit. Po vendosim për biznesin ë të madh shqiptar. Po pse është kjo ngutje?! A ka ndonjë prej nesh që të lexojë 99 fq përmes celularit, për të parë pretendimet, dhe hynë në këtë komision brenda 24 orëve? Ku jemi këtu? Në luftë? Këtu po bëhet në biznes i madh. Pse duhet ngutja? Kur ndodh ngutja, këtu lind dyshimi. Pse duhet kjo ngutje? Le të bëhet, nëse është për t’u bërë, por të bëhet sipas ligjit. Këtë doja të thoja. Kjo është procedura. Duhet të prisnit që të mbaronim buxhetin dhe më pas të kalonim te kjo çështje, dhe më pas të konsultoheshim me njerëzit tanë, me juristët.

Agalliu: Ta shtyjmë për një moment tjetër, kur të jenë dhe përfaqësuesit e ministrive përkatëse. Ky projekt ka një peshë të caktuar. Janë mbi 200 e ca faqe të cilat kërkojnë një lexim, trajtim, konsulencë me përfaqësues të caktuar, që diskutimin ta bëjmë mbi një plan biznesi, mbi përfitimet e komunitetit dhe vendit, mbi atë që duhet të bëjë ky komision. Duke e ditur që informacioni ka ardhur vonë, të marrim kohën, të gjejnë kohën dhe ministrat përkatës të vijnë dhe ta trajtojmë siç duhet trajtuar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×