“E kisha paralajmëruar”, eksperti i kriminalistikës: Hakerat kanë sulmuar të dhënat e kompanisë “Air Albania”, kërkojnë pagimin e gjobës deri më 14 shkurt

Karamuco

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se një grup hakerash kanë sulmuar faqen e kompanisë “Air Albania”.

Në një reagim të bërë në rrjetin social Facebook, ai shprehet se janë hakeruar të dhënat e kompanisë dhe se i është vënë afat deri në 14 shkurt të këtij vitit për të paguar një shumë parash.

“Kisha kohë që paralajmëroja sulmet kibernetike ndaj kompanive të sektorit privat në Shqipëri. Kompanisë Air Albania i janë hakeruar së fundi të dhënat dhe i është vendosur afat deri në 14 shkurt 2023 për të paguaj gjobën në këmbim të kthimit të tyre nga grupi kriminal kibernetik (LockBit ransomware group)”, shkruan eksperti.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×