Është aktivizuar 13 ndeshje me Vllazninë, mesfushori nga Togo shfaqet te Partizani/ Në stol edhe Mensah

Ish-mesfushori i Vllaznisë, Elom Nijavexhi është bashkuar me Partizanin. 24-vjeçari nga Togo, u aktivizua 13 ndeshje me fanellën e skuadrës shkodrane 2 sezone më parë, teksa tashmë do të jetë në provë te “Demat e Kuq”.

niavexhi

Nijavexhi, ndodhet në stol, në miqësoren e sotme që Partizani do të zhvillojë ndaj Teutës në “Niko Dovana”. Futbollisti së fundmi ishte pjesë e një klubi çek, që militon në ligën e tretë të quajtur Usti nad Labem.

mensah

Vlen të theksohet se në stol tek të kuq në këtë duel është edhe ish-sulmuesi i Skënderbeu, Alfred Mensah.

Arena e Lajmit

 


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×