
Gazetari Igli Çelmeta sjell detaje të reja nga operacioni i policisë së Tiranës, ku më herët BalkanWeb raportoi se u ndalua në mjetin e tij të blinduar Ramazan Rraja, nipi i deputeti të PS Rrahman Rraja.
Mësohet se policia po kryen kontrolle dhe verifikime për mjetet e blinduara. Deri më tani janë shoqëruar disa shoferë të mjeteve të blinduara, ndërsa 3 të tilla janë bllokuar.
Operacioni shtrihet në të gjithë kryeqytetin.