Statistikat interesante/ Çfarë duhet të dini për duelin Milan-Udineze

– Sfida e parë në Milano mes kuqezinjve dhe Udinezes është luajtur në sezonin 1950-‘51 dhe ka përfunduar 6-2 në favor të vendësve. Dueli i fundit është ai i sezonit të kaluar që u mbyll 1 me 1 me gola nga Odogie (me dorë) për miqtë dhe Leao për “Djallin”.

maxresdefault

– Milani është skuadra kundër së cilës Udineze ka barazuar më shumë ndeshje në Serie A: 36 nga 94, duke plotësuar tablonë me 41 suksese kuqezi dhe 17 friuliane. Më në detaje, të tria ndeshjet e fundit mes dy skuadrave në kampionat përfunduan në barazim (gjithmonë 1-1) dhe vetëm midis viteve 1992 dhe 1994 kjo përballje regjistroi një seri më të gjatë barazimesh në Serinë A (katër).

– Në duelet me Udinezen, kuqezinjtë janë të avantazhuar për numër fitoresh 25-5 dhe golash të shënuar 102 me 51. Mes tyre këto ekipe janë ndarë 17 herë në barazim siç ndodhte në vitin e kaluar.

– “Djalli” ka humbur vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit kundër Udinezes (4F, 5B), megjithatë disfata e fundit në javën e parë erdhi pikërisht përballë friulanëve më 25 gusht 2019 kur në krye të ekipit ishte Marko Xhampaolo.

– Milani ka mbetur i pamposhtur në 14 nga 15 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Udinezes në Serinë A (8F, 6B), duke shënuar 31 gola (mesatarja 2.1 për ndeshje).

– Skuadra mbajtëse e titullit ka fituar të gjashtë ndeshjet e fundit në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A; hera e fundit që ajo nuk arriti të shënonte tri pikë në debutimin e saj ishte në 2015-‘16: JuventusUdinese 0-1 me një gol të Siril Tero.

– Protagonist absolut i Milanit sezonin e kaluar ishte Rafael Leao, i cili përveç që ishte golashënuesi më i mirë i kuqezinjve në Serinë A 2021- ‘22 me 11 gola (si Zhiru), është i pari ndër kuqezinjtë në shumë kategori statistikore: asistime (tetë), totali i goditjeve (97), gjuajtjet në portë (38), driblime të suksesshme (98) dhe prekjet në zonën kundërshtare (193).

– Në vitin 2022, “Djalli” është ekipi që ka pësuar më pak gola (nëntë në 19 ndeshje, duke përjashtuar ato të sapopromovuara) në pesë ligat kryesore europian dhe ajo që ka shënuar më shumë raste me portën e paprekur (12).

– Ienoma Udogi është mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola në 2022 në pesë kampionatet më të mira europiane (pesë gola) – më konkretisht, 20- vjeçari ka marrë pjesë në gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e fundit të Serisë A (tre gola dhe tri asistime).

PANORAMSPORT.AL


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×