Turbina nuk ndalet, vjen edhe Brahja/ Sot test me elbasanasit

Turbina të premten paradite është stërvitur në kryeqytet dhe grupi i lojtarëve ka qenë i plotë. Sot pasdite të verdhët do të ndeshen në Cërrik me AF Elbasanin, në një miqësore brenda qarkut. Në këtë test do të shihet më mirë forma që gëzon ekipi, i cili po konsolidohet dita-ditës.

Turbina

Te cërrikasit ka ardhur mesfushori tiranas Ergi Brahja, që sezonin e kaluar ka luajtur me Pogradecin, por është rikthyer edhe mbrojtësi Vilfor Arbana, që ka cilësi shumë të mira. Edhe sulmuesi Frenklin ka firmosur me Turbinën. Ai ka bërë paraqitje shumë të mira në testet miqësore.

Nigeriani tjetër Viktor, nuk ka kaluar klasën dhe është larguar. Problem tani për tani mbetet vetëm porta, ku drejtuesit po mendojnë për një gardian cilësor. Sytë i kanë hedhur nga Superiorja, ku kanë piketuar një futbollist të mirë dhe janë duke negociuar me të. Pritet që palët të bien dakord dhe të kompletohet edhe porta.

M.MIRAKA – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×