VIDEO/ Hije trukimi nga futbolli holandez, mbrojtësi i Ajaksit merr topin me dorë brenda zonës në mes të aksionit

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Holandë, ku në sfidën midis Roda – Jong Ajaks, e vlefshme për Eerste Divisie, mbrojtësi i miqve kapi topin me dorë në mes të ndeshjes, duke shkaktuar një penallti të pakuptimtë.

5132132

Në minutën e 67’, portieri Kremers i pasoi topin mbrojtësit Piere dhe ky i fundit e mori me dorë për ta rregulluar në zonën e tij për të nisur lojën më pas.

Për këtë arsye gjyqtari akordoi menjëherë një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Vente. Ky gol rezultoi dhe i vetmi në të gjithë takimin, duke i dhënë tre pikët Rodës.

Për këtë arsye, videoja e rastit u shpërnda menjëherë në rrjet, e cila dyshohet dhe si trukim.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×