Dueli mes Aston Vilës dhe Evertonit ngriti siparin e javës së dytë të Premier Ligës. Vendasit e Stivën Zherard arritën të triumfonin me rezultatin 2-1, përballë skuadrës së Frenk Lampard.
Një përballje tepër emocionuese, teksa në fund ishin futbollistët dhe tifozët e Aston Vilës, ata që festuan pikët e para për këtë sezon në kampionat.
Në minutën e 25-të, Evertoni gjeti rrugën e rrjetës me Gordon, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje, ndërkohë gjashtë minuta më vonë, ishte radha e vendasve për të kaluar në avantazh me sulmuesin Ings, që tundi rrjetën pas asistit të Uatkins. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Minutat e fundit të pjesës së dytë, prodhuan edhe 2 gola të tjerë, nga një për secilën skuadrën.
Më konkretisht në minutën e 86-të, Buendia, i hedhur nga stoli në vend të Kutinjos, dyfishoi shifrat, teksa 1 minutë më pas, mbrojtësi Dinje, ishte i pafat, duke shkaktuar autogol. Me shifrat 2-1 u mbyll i gjithë takimi. Vlen të theksohet se Evertoni nuk e ka provuar ende shijen e pikëve në këto 2 javë të para.
Arena e Lajmit
