E bujshme nga Anglia/ Nisje katastrofike e sezonit, Junajtid mendon shkarkimin e Ten Hag

Sezoni i ri i Mançester Junajtid ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme me skuadrën që ka humbur dy ndeshjet e para duke pësuar 6 gola dhe duke shënuar vetëm një. Fajtori kryesor i situatës duket se është bërë trajneri i ri i “Djajve”, Erik Ten Hag i cili rrezikon seriozisht shkarkimin nëse situata nuk ndryshon.

42342

Sipas raportimeve nga “The Sun”, bordi drejtues i klubit anglez duket i pakënaqur me mënyrën sesi holandezi po e drejton skuadrën në këtë fillim sezoni dhe situatën me disa nga titullarët të cilët kanë pakënaqësi ndaj trajnerit siç është dhe Kristiano Ronaldo.

Shkarkimi i Ten Hag gjithashtu ka filluar të kuotohet në baste, me teknikun i cili kryeson për momentin listën e favoritëve për largimin nga stoli mes teknikëve të Premier Ligës, situatë e cila duhet të ndryshojë sa më parë nëse 52-vjeçari dëshiron të qëndrojë te Junajtid.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×