EMRI/ Një grup të rinjsh bllokohen në Malësinë e Madhe, një prej tyre shfaq probleme shëndetësore, FNSH drejt vendngjarjes

Bora Ne Shkoder

Një grup të rinjsh nga Bajza e Shkodrës kanë kërkuar ndihmë nga policia pasi kanë mbetur të bllokuar në afërsi të fshatit Fushë-Zezë.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se disa persona kanë shkuar për të bërë ngjitje në mal, por njëri prej tyre, Orlando Gila,  ka paraqitur vështirësi shëndetësore.

Autoritetet kanë bërë me dije se drejt tyre u nisën  dy grupe shpëtimi dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe një ambulancë, të cilën transportuan më pas në spital të riun.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×