Arrestimet për inceneratorët, Alibeaj: Hetimet dhe vendimet e deritanishme të SPAK të pamjaftueshme dhe sipërfaqësore. Pa u ndëshkuar përgjegjësit e vërtetë…

Alibeaj 1

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj deklaron se hetimet dhe vendimet e deritanishme të SPAK janë të pamjaftueshme dhe sipërfaqësore.

Duke iu referuar arrestimeve të fundit, Alibeaj thekson se pa u ndëshkuar përgjegjësit e vërtetë, besimi i qytetarëve tek drejtësia do mbetet i ulët

“Hetimet dhe vendimet e deritanishme të SPAK janë të pamjaftueshme dhe sipërfaqësore. PD ka denoncuar me fakte konkrete aktet korruptive të inceneratorëve, ministrat dhe kryetarët e bashkive të përfshirë në këtë aferë.
Sikundër është e qartë për të gjithë, përfshirë dhe institucionet e heshtura të drejtësisë se arrestimet e sotme janë vetëm një pikë në oqeanin e korrupsionit të inceneratorëve ku janë të zhytur ministra dhe kryeministri.

Pa u ndëshkuar përgjegjësit e vërtetë, besimi i qytetarëve tek drejtësia do mbetet i ulët. Vetëm çuarja deri në fund e me seriozitet i hetimeve për këtë aferë do rrisë besimin se SPAK do të mund të mbrojë interesin e qytetarëve përballë zyrtarëve të lartë dhe të korruptuar!”, deklaron Alibeaj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×