“Do të gjejmë zgjidhjen brenda ekipit”, Klop komenton situatën me dëmtimet: Nga merkatoja…

Jyrgen Klop konfirmoi edhe njëherë tjetër se Liverpuli nuk do të bëjë asnjë blerje të sforcuar për të zëvendësuar mesfushorët e dëmtuar. Tiago mund të mungojë deri në 6 javë pas tërheqjes muskulore që pësoi në javën e parë kundër Fulhamit. Por “Reds”-at janë edhe pa shërbimet e Keitasë, Xhonsit dhe Çembërleinit, pavarësisht se lojtari nga Guinea do të grumbullohet për ndeshjen kundër Kristal Palasit të hënën.

KLOP 2

“Nëse do të ishte lojtari i duhur dhe një mundësi, atëherë ne do ta kishim transferuar, por unë nuk e shikoj të mundur, sepse kemi bërë shumë biseda dhe nuk duket si gjithçka që mund të ndodhë. Unë jam i kënaqur me forcën, madhënisë dhe cilësinë e skuadrës time, por kemi dëmtime. Megjithatë ka shumë zgjidhje për to.

Një prej tyre është merkatoja, por vetëm nëse bëhet fjalë për lojtarin se duhur. Të gjitha zgjidhjet e tjera janë brenda skuadrës”, tha trajneri gjerman në konferencë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×