“Kriza e shkaktuar nga korrupsioni skizofrenik”, Meta: Akciza për birrën dëmton prodhuesit, bëjmë më të mirën për anulimin e saj

Ilir Meta 4

Kreu i Partisë së Lirisë në një mbledhje të Kryesisë së kësaj force politike foli për krizën në vend ndërsa tha se ajo është e shkaktuar jo thjesht nga faktorë të jashtëm, por nga qeverisja dhe “korrupsioni skizofrenik”.

Sakaq, ai foli edhe për barrierat financiare të vendosura ndaj prodhuesve të pijeve në vend, teksa tha se akciza e vendosur ndaj tyre dëmton rëndë prodhuesit dhe rrit papunësinë në vend, ndërsa shtoi se Partia e Lirisë do bëjë më të mirën për të anuluar rritjen e akcizës për prodhuesit e verës dhe birrës.

“Barra e kësaj krize ekonomike të shkaktuar jo thjesht nga faktorë të jashtëm por nga qeverisja dhe korrupsioni skizofrennik I kësaj qeverie është e rëndësishme të denoncojmë qartë këto skandale shokuese si porti i Durrësit apo afera më e freskët e Lekaj-Fier, por njëkohësisht edhe çmontimin e buxhetit në favor të ooligrakëve dhe klientëve të Edi Ramës dhe shkon në përfitimin e tyre dhe në dëm të qytetarëve.

Totali i kostos së borxhit për vitin tjetër do arrijë shumën rekord prej 1.15 miliardë euro, ndërsa totali i kostos së shërbimit të borxhit do jetë i abrabartë me buxhetin e 3 ministrive. Do jepen 1 miliardë euro për 7 koncesione dhe do vazhdojnë rrugët me qindra milionë euro, ndërsa korrupsioni në dogana do vijojë të bëjë namin. Ky buxhet i jep një goditje tjetër prodhimit vendas të pijeve si rezultat i rritjes së akcizës duke favorizuar evazionin dhe importuesit dhe jo eksportuesit. Nuk ka rrijte të pagave të administratës pavarëisht rritjes së çmimeve.

Është e rëndësishme të bëjmë më të mirën për të anuluar rritjen e akcizës për prodhuesit e verës dhe birrës për shkak se kjo dëmton prodhimin vendor dhe rrit papunësinë. Kjo akcizë bie ndesh edhe me normat e Bashkimit Evropian duke Iidëmtuar rëndë këta prodhues”, tha Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×