
Endri Shabani, i Nisma “Thurje” i ka quajtur kryeministrin kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë lolo dhe polifoni që votojnë me vendime të marra nga jashtë.
Ai ka shtuar se SPAK duhet të gjejë se ku është inceneratori i Tiranës për të cilin qytetarët paguajnë taksa çdo muaj ndërsa tha se duhet ndaluar me ligj çdo koncesion sepse në fund përfundon si aferë korruptive.
“Kryeministër lolo që e sjellin për hundësh vartësin e vet. Kryetarë bashkish, lolo që tallen këta ende pa u ndërtuar incenaratorët, sjell lekët me vrap dhe firmos. Këshilla bashkiakë që i sjellin vendimet nga jashtë dhe votojnë si grup polifonik. SPAK të gjejë ku është inceneratori i Tiranës se paguaj taksa çdo muaj. Nëse këtu kemi një kryetar bashkie që ja tejkaluar kompetencat si Veliaj, mbase mund të arrestohet në mes të mandatit nëse garon dhe pareti e e vet të mos e kandidojë.
Këtu duhet penguar koncesioni një herë e mirë me ligj. Çdo koncesion është rast abuzimi. Qytetarët votojnë për qeverinë lokale e qendrore për të mirën publike, çkuptim ka ti jepet privatit?”, tha ai.
Arena e Lajmit