Ndalohet për kontroll, por rri i heshtur, shqiptari ngjall dyshime me sjelljen, karabinierët zbulojnë se kishte fshehur kokainën… në gojë

Itali

Karabinierët e Peruxhias kanë arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, pa precedentë penalë, i cili ndodhej në Itali me vizë turistike, pasi i janë gjetur disa doza drogë

Karabinierët e befasuan burrin, i cili lëvizte me një makine me qira në Colle Umberto. Qëndrimi i shqiptarit, që në fillim dukej i dyshimtë. Në fakt, ai nuk foli, duke qëndruar i palëvizur, por më pas u zbulua se kishte fshehur në gojë disa doza, të cilat për fat të mirë nuk i kishte gëlltitur dhe të cilat janë gjetur, si dhe të tjera që ishin fshehur në makinë.

38-vjeçari kishte me vete edhe 145 euro dhe një celular. Ushtria ka ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e tij, duke gjetur doza të tjera kokaine, gati për treg dhe dy qese celofoni që përmbanin gjithsej rreth 20 gramë kokainë në formë guri, të cilat ende duhej të ndaheshin në doza dhe një peshore precize.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×