Nënkryetarja e PL takime në DASH: Të angazhuar për t’i forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA

315867592 675453433936668 2403271393824455855 N

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Floida Kërpaçi ka zhvilluar një takim me Departamentin Amerikan të Shtetit me përgjegjësin për marrëdhëniet me Shqipërinë McLean McGregor.

Ajo shkruan se Partia e Lirisë është e angazhuar për t’i forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, në shërbim të demokracisë.

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit, pata kënaqësinë të takohesha me McLean McGregor, i cili prej Gushtit shërben si përgjegjës për marrëdhëniet me Shqipërinë.
SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik, si dhe shtëpia e një diaspore që promovon vlerat e kulturën shqiptare në komunitetet ku jetojnë.
Partia e Lirisë është e angazhuar për t’i forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, në shërbim të demokracisë, sigurisë dhe integrimit europian të Shqipërisë. 🇦🇱🇺🇸”, shkruan Kërpaçi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×