Porti i Durrësit/ “Duhet të ndalojmë abuzimin që të mos përsëritet historia e Inceneratorëve!”, deputeti i PD: Rama hidhte baltë ndaj opozitës sepse…

Rama Porti I Durresit

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka vendosur një paralelizëm mes aferës së Portit të Durrësit dhe Inceneratorëve.

Ai ka kujtuar se dikur në Komisionin Hetimorë për Inceneratorët kryeministri Edi Rama e dinte shumë mirë aferën që kishte miratuar, ndaj lëshonte sipas tij llumin ndaj opozitës kur denonconte projektin.

Në një postim në Facebook, ai u shpreh se duhet të ndalohen abuzimet në Portin e Durrësit në mënyrë që histori të mos përsëritet, ndërsa kujtoi se sot janë lëshuar një numër urdhër arrestesh për Inceneratorët.

Postimi i plotë:

Duhet të ndalojmë abuzimet në Portin e Durrësit që të mos përsëritet historia Inceneratorëve!
E mbani mend kryeministrin tonë rreth 8 muaj më parë. Siç duket edhe në foto, është kreu i qeverisë në Komisionin Hetimorë për Inceneratorët.
Sepse e dinte shumë mirë aferën që kishte miratuar, lëshonte të gjithë arsenalin e vet të llumit ndaj nesh, deputetët e opozitës por edhe ndaj çdo qytetari e media që e denonconte këtë aferë. Njësoj si 8 muaj më parë, edhe tani kreu i qeverisë shan e sulmon çdokënd që denoncon Projektin e Portit të Durrësit. Projektin që vetëm strategjik nuk është, por fal tokën më strategjike të Durrësit për të ndërtuar disa pallate disa persona që nuk dihen.
Jo vetëm që nuk zhvillohet turizmi, por shqiptarëve u merren edhe disa para për të ndërtuar portin tjetër në Porto Romano. Qartazi, kemi të bëjmë me një aferë të madhe.
Në lidhje me inceneratorët kemi një ministër dhe një deputet në burg, ndërsa sot u lëshuan edhe disa urdhër arreste të tjera. Akoma ska mbaruar… Por gjithsesi, dëmi ekonomik u bë në buxhetin shqiptar dhe sado të arrestuar të ketë, kjo nuk kthehet.
Nëse i shkohet deri në fund edhe aferë së projektit të Portit të Durrësit pas pak kohësh do kemi historinë që përsëritet. Me zyrtarë që arrestohen. Por ne nuk duhet ta lejojmë të ndodh sepse dëmi ekonomik dhe infrastrukturor nuk mund të kthehet te qytetarët e Durrësit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×