Udhëtonte me makinë të vjedhur dhe armë pa leje, arrestohet shqiptari në Itali

Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali, nën akuzën e vjedhjes së një makine dhe posedimin e një arme zjarri pa leje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, më 31 janar  në via Modena dhe ndalimi i shqiptarit u bë rastësisht nga policia rrugore për arsye kontrolli.

Oficerët e policisë vunë re se gjatë ndalimit, shoferi u shfaq nervoz dhe i acaruar dhe ka reaguar ndaj tyre duke i sharë dhe kërcënuar, duke kërkuar të mos kontrollohej.

Gjatë kontrollit në makinë, policët gjetën një armë pa leje. Menjëherë shqiptari dërgohet drejt stacionit të policisë, ku është në pritje të gjykimit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×