
Deputetja e PL Monika Kryemadhi e quajtur aferën e inceneratiorëve, çështje flagrante që ka vënë në prove SPAK-un.
Në një lidhje skype në “Open” në News24, ajo shtoi se thembra e Akilit është Inceneratori i Tiranës që vijohet ti paguhet para
Kryemadhi: Inceneratorët, çështje flagrante e kanë vendosur në provë SPAK-un. Vetëm në Shqipëri ndodh që personat janë në kërkim dhe qeveria vijon u paguhen para. Një gazetar më ths mos duhet SPAK për SPAK-un.
Thembra e Akilit është Inceneratori i Tiranës që vijohet ti paguhet para. Cili është problemi që Rama të tregojë ku ka investimin 128 mln euro, kush janë shërbimet që kryen. Vetëm për Tiranën janë 53 mln euro të paguara nga bashkia e Tiranës. Veprimi i parë që duhet bërë, SPAK s’ka pse bëhet pjesë e ngjarjes kriminale, janë në presion të vazhdueshëm me intimidim, kërcënim shantazh e joshje se njerëz janë në fund të fundit. Problemi më i madh që kanë janë koncesionet që vijojnë e jepen. nëse nuk ndalohen paratë, të njëjtën histori kemi me Portin e Durrësit që po bëhet çdo ditë e më alarmante, mos janë kriminelët që janë në Dubai?
Roli i drejtësisë është i vështirë duhet të kthehet besimi. Transparenca nuk i bën keq askujt. Kam komunikuar me SPAK më ka kthyer dy herë përgjigje.
Arena e Lajmit