
Partia Demokratike hap faqe të re interneti.
Pasi faqja e vjetër pd.al mbeti në dorë të grupit të rreshtuar nga ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, Partia Demokratike ka zgjedhur të hapë një faqe të re me adresë pdsh.al.
Në faqen e vjetër janë ende të pasqyruara aktivitetet e Bashës. Ndërkohë që faqja e re hapet me primaret që po mban PD për zgjedhjet e 24 majit.
Në strukturat e pasqyruara në faqen e re, janë institucionet e reja të PD si dhe grupi parlamentar. Ndonëse ka ende shumë deputetë që nuk i janë bashkuar Berishës, në faqe grupi parlamentar nuk përjashton askënd dhe janë të gjithë emrat e deputetëve, përfshirë ai i Lulzim Bashës.