
Ministri Ulsi Manja, në fjalën e tij në Parlament ka deklaruar se opozita duhet të distancohet nga gjuha e përdorur nga kreu i PD Sali Berisha, pasi tha se askush nuk ka pa hajër nga retorika të tilla.
“Jemi thirrur sot këtu në një mocion me debat për të ardhmen e vendit, por mesa duket fjalori që përdoret këtu tregon se ora ka ngel në të kaluarën. Hienat e komunizmit dhe sejmenet e Putinit sot e pas 32 vjetësh bllokojnë debatin mbi integtrimin duke përcjellë sinjalet më të këqija për ekspertët tanë në Bruksel që po bëjnë një punë të shkëlqyer.
Në rrafshin personal nuk jam këtu për t’ju përgjigjur Sali Berishës si Ulsi sepse një njeri që brenda ditës ka gënjyer tre herë që nuk e kishte baxhanak të pafajshmin që humbi jetën në Gërdec nuk e meriton përgjigjen time, por ama si njeri që ka marrë përsipër të udhëheqë një grup të opozitës në Shqipëri do i përgjigjem dhe ashpër madje.
Ky kalorësi thotë se do zbresë njerëzit në shesh. Keq që akoma ka njerëz që e besojnë. Thirrja ime nuk është për kolegët e mi por për ata të opozitës, mbahuni sa nuk është vonë prej këtij njeriu, ndahuni nga gjuha e tij, nuk ka pasur hajër, ai përsëri mban peng të ardhmen e Shqipërisë. Më 12 nëntor shqiptarët në Britani, njëri nga ata thanë se shumë të këqija nuk i vijnë nga atje por nga Shqipëria”, tha ai.
Ai ka “zbërthyer” edhe deklaratat e kreut të PD në një prononcim për gazetarët që tha se protestat do të mbahen kur Europa të zbarkojë në vend.
Manja tha se kjo nënkupton 6 dhjetorin , datën kur në Shqipëri do të mbahet samiti BE0Ballkan Perëndimor.
“Ka dhe prova se i pohoi vetë me gojë jashtë kësaj salle. Data e protestës tha do vendoset brenda këtyre dy ditëve. Në sa dhjetor e pyeten gazetaret. Por këtu zbret Evropa Evropa tha se Evropa duhet ta shohë popullin opozitar se është evropian.
Në 6 dhjetor këtu do mbahet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor dhe ky kalorësi i demokracisë non grata do zbresë popullin opozitar në shesh, keqardhje dhimbje trishtim si sot pas 32 vitesh akoma ka shqiptarë që besojnë verbërisht në një njeri që merret me politikë për hallin e tij”, tha Manja.
Arena e Lajmit