
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në kuvend foli për ndërtimin e rrugëve në vend, ndërsa iu drejtuar ministrit Niko Peleshi të cilit i tha se kostot e rrugës Qukës- Qafë Plloçë ishin llogaritur në shifrat 125 milionë dollarë, dhe tani përllogaritet në 273 milionë dollarë, e cila sipas tij do rritet deri në 300 milionë me para që do merren nga buxheti i shtetit.
Ai shtoi se Peleshi kishte deklaruar më parë se në Korçë do bëhej gazifikimi i qytetit, ndërsa ironizoi këtë të fundit duke e pyetur pse nuk ka ndodhur e njëjta gjë në Vlorë me TEC-in i cili kushton 10 milionë dollarë sipas tij.
Më tej deputeti demokrat shtoi se rrugët në vend nuk mund të mbarojnë pasi janë harxhuar 320 milionë për aksin Lekaj-Fier, dhe koncesionin tjetër sipas tij, Milot-Thumanë që sipas ij do kushtojë 60 milionë euro për 12 kilometra për rrethimin e rrugës.
“Kjo është rruga për të cilën po të kisha qenë vetë nuk do flisja. Së paku të kishte ardhur zv. kryeministrja, ajo e rrugëve por paska ikur të purifikojë detin e Durrësit dhe nuk ka kohë të flasë. Për këtë kërkoj ndjesë, ministrja e Infrastrukturës, duhet të vinte por ka ikur të purifikojë detin në Durrës. Tani Niko tha është rrugë elektorale, rrugë elektorale the kur e ka bërë qeveria e ka bërë me këtë qëllim.
Ti ke qenë zv. kryeministres, dy rrugë të kemi lënë në Korçë dhe Korçë-Ersekë, tërë kohën në qeverisje ke qenë, kur ka zgjedhje shkon Niko dhe hap thesin. U tha atyre në Korçë kemi siguruar financimin e Qukës-Qafë Plloç, qeveria e Nikos bëri dhe këtë deri në 2015 u përpoq të ndryshonte destinacion e fondeve, vetëm insistimi i aleancës islamike bëri të mos lëviznin. Në 2017 Niko që pasi humbi 2 vjet para zgjedhjeve i tha korçarëve, rruga do mbarojë shumë shpejt. Në 2019, këto janë me video, erdhi Niko me gjithë Damianin. Niko sot prapë na tha rruga do mbarojë në vitin 2024, pra edhe dy vite të tjera do presim për të ardhur prapë në 2024 për të dhënë afat tjetër. E di sa e keni rritur koston e asaj rruge, ka nisur me 125 mln dollar dhe po vazhdon me 273 milionë dollar, jo 180 si thotë ministrja e financave.
Do ketë dhe para të tjera dhe do shkojë nja 300 milionë kjo rrugë, gjithsej është 273 milionë dollarë, do shtosh dhe ca të tjera nga buxheti taulant para se të përfundojë. Siç ka përfunduar kjo rrugë, Niko dha prapë 2 sihariqe, do bëhet gazifikimi i Korçës, se ka shkuar Rama dhe tha do ketë vetëm gaz, kur jeni kaq të zotët pse nuk bëni TEC-in e Vlorës për 10 milionë euro. Dhe sihariqi tjetër ishte këtë rrugë që po mbarojnë do e lidhin me autostradën që shkon deri në Bullgari, mos o burrë kaq larg, pak më afër. Mirë Niko për këtë rrugë fajin e kishim ne, nuk ka mbaruar për 10 vite se fajin e kemi ne, po atë Korçë-Ersekë pse nuk e mbaron, ta kemi lënë me projekt dhe financim.
Si e kemi lënë ashtu ka ngelur. Kur do ta mbaroni? Po nuk i mbaroni dot sepse po të harxhosh 320 milionë për Lekaj-Fier, sigurisht nuk dalin paratë. Ose koncesioni tjetër që do jetë tani, Milot-Thumanë, 60 milionë euro për 12 kilometra për rrethimin e rrugës, për të vënë ca kozmetika dhe për rrugën sekondare. Me këto kosto nuk kanë si të mbarohen rrugët, ju mendoni për xhepat tuaj, si ndodhi për rrugën për Delvinë, me ate të Arbrit dhe kudo ku keni vënë dorë, dyfish dhe trefish kosto. Dhe atë rrugën e Pogradecit e çuat koston dyfishin e asaj të parashikuar”, tha Spaho.
Arena e Lajmit
and then