Bie nga ura dhe ndërron jetë i moshuari në Shkodër, ishte nisur për të shitur të mbjellat me biçikletë (EMRI)

Ambulanca 600x338 1

Një 65-vjeçar i identifikuar si Luigj Marku nga Jubani në zonën e Gurit të Zi në Shkodër ka ndërruar jetë pasi ka rënë në ujë nga ura e fshatit ditën e sotme.

Gazetari Senad Nikshiqi ka raportuar për BalkanWeb se i moshuari ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në qytet, por teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit poshtë urës duke ndërruar jetë.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ambulanca e zjarrfikëset për të nxjerrë trupin e pajetë dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×