Teuta humbi pjesë të rëndësishme në mesfushë pas mbylljes së sezonit dhe po përpiqet të marrë të tjerë lojtarë që të mbulojnë hapësirat e lëna nga emra si Aleksi apo Akuah.

“Panorama Sport”mëson se durrsakët kanë arritur marrëveshjen për të kthyer në Durrës Erando Karabecin, i cili ishte pjesë e bluve para një sezoni.
Ish-kapiteni i Tiranës luajti me Prishtinën në sezonin e kaluar, duke qenë titullar fiks.
Pasi zgjidhi kontratën me Prishtinën, ai menjëherë ka arritur akordin me Teutën.
Ditën e sotme Karabeci do të zhvillojë stërvitjen e parë.
Mesfushori e ka nisur me Partizanin, por pjesën dërrmuese të karrierës e ka kaluar te Tirana, me të cilën fitoi edhe titullin kampion në vitin 2020, para se të largohej.
Arena e Lajmit
and then