EKSKLUZIVE/ Fitoi titullin me Kukësin, ish-drejtori i Laçit drejt rikthimit te verilindorët

Kukësi e ka plotësuar të gjithë organikën me stafin teknik, por vakant ka mbetur ai i lënë bosh nga kroati Pero Pejiç, i cili u gradua së fundmi zv.trajner, duke qenë krahu i djathtë i Skënder Gegës.

Naim Halili

Burime të “Panorama Sport” në klubin verilindor, tregojnë se postin e drejtorit të përgjithshëm pritet ta marrë një emër shumë i njohur për Kukësin.

Bëhet fjalë për Naim Halilin, i cili është një njohje e vjetër për klubin, sepse ka qenë pjesë e tij edhe në kohën kur u shpallën kampionë për herë të parë në histori.

Vetëm pak ditë më parë, Halili u largua nga Laçi, aty ku kontribuoi për tri vite dhe arriti suksese me këtë skuadër.

Tashmë, e njëjta gjë pritet edhe te Kukësi, teksa gjasat janë që të mbajë rolin e drejtorit të përgjithshëm.

Pra, drejtori teknik dhe ai sportiv do të shkrihen në një rol të vetëm.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×