“Kompania e Mohamed Alabar do ndërtojë dhe “Manhatanin e Zagrebit”, reagon Meta: Gënjeshtra e Ramës nuk zgjati as një ditë

Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me debatin e madh që ka përfshirë këto ditë politikën për projektin mbi ndërtimin e portit të ri të Durrësit.

Përmes një reagimi në Twitter, Meta, duke marrë shkas nga deklarata e Ramës se kompania e Mohamed Alabar, që do të ndërtojë Portin, ishte fitues i mundshëm për të ndërtuar dhe “Manhatanin e Zagrebit” në Kroaci, thekson se gënjeshtra e kryeministrit nuk zgjati një ditë.

“Gënjeshtra që nuk zgjati një ditë!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se Rama deklaroi dje se kjo kompani do të ndërtonte dhe në Zagreb një vepër me rëndësi. Por në mediat kroate qarkullon lajmi se është pezulluar kontrata me këtë kompani, pas protestave të qytetarëve në Kroaci.

Arena e Lajmit

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×