Në Itali e bëjnë të sigurt, Milani kompleton këtë javë transferimin e lojtarit të PSG-së

Milani prej kohësh është në kërkim të një mbrojtësi, me trajnerin Stefano Pioli që kërkon të këtë një futbollist të gatshëm në sektorin e prapavijës.

milan

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Maldini është gati që t’i plotësojë dëshirën teknikut italian dhe pritet që këtë javë të kompletohet transferimi i një mbrojtësi.

Emri që përflitet është ai i Abdou Dialo, i cili prej kohësh ndiqej nga kuqezinjtë. Senegalezi nuk është në planet e teknikut Galtier dhe është në listën e lojtarëve që janë në shitje.

DIALO

Gjithsesi duket e vështirë që Milani të arrijë të blejë kartonin e tij këtë verë, kështu që ai pritet të afrohet në formë huazimi me të drejtën e blerjes për vitin e ardhshëm.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×