
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se shqiptarët duhet ta dinë se shkëmbimet tregtare të energjisë midis Kosovës dhe Serbisë janë zero.
Në një reagim në Facebook, duke iu referuar Samitit të Ballkanit Perëndimor mbajtur në Norvegji, Meta shprehet se “të mendosh që tregu energjisë zgjidhet nga Ballkani Hapur, është injorim i investimeve të realizuara në sektorin energjetik nga shqiptarët dhe donatorë shumë të rëndësishëm si Banka Botërore, KFW dhe EBRD”.
Sipas tij kriza energjetike në Shqipëri, ka sot shkak kryesor modelin ekonomik që ky sektor zbaton këto 10 vitet e fundit.
Reagimi i plotë: