“Skifterët” fluturojnë me taksi/ Grabitën para dhe bizhuteri, dy të rinjtë shqiptarë në Spanjë arrestohen pas kapjes në postbllok

2f6f930d C20d 4091 8cf0 6fe33a2d30ec 16 9 Discover Aspect Ratio Default 0 (1)

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi kanë grabitur një banesë në rajonin e Morrazos në Spanjë, duke marrë para dhe bizhuteri të vlefshme.

Ata janë kapur në një postbllok të ngritur nga policia mbrëmjen e së premtes së kaluar, pasi janë arratisur nga banesa që grabitën me një taksi.

Sipas mediave spanjolle dy të rinjtë, përkatësisht 27 dhe 29 vjeç, telefonuan një taksi pas vjedhjes së kryer për të shmangur pikërisht ndalimin nga policia, por autoritetet ishin njoftuar në kohë për krimin.

Gjatë kontrollit në mjet, policia gjeti doreza dhe një elektrik dore që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes, gjë që u vërtetua pas gjetjes së parave dhe bizhuterive.

Sakaq, të dy janë arrestuar ndërsa policia ka ngritur dyshimet se një person i tretë mund të ketë qenë i përfshirë në grabitje pasi sasia e parave të gjetura është më e pakët se ajo e denoncuar e vjedhur nga pronarët e banesës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×