Ionut Radu nuk ndalet me gafat!
Portieri rumun pasi i dha humbjen Interit ndaj Bolonjës sezonin e kaluar me rezultatin 2-1, ku falë gafës së tij zikaltërit në atë ndeshje i thanë lamtumirë titullit kampion, tani 25-vjeçari ka bërë një tjetër gabim duke i shkaktuar humbjen skuadrës së tij, Kremonezes në sekondat finale.
Në ndeshjen e djeshme të javës së parë të Serisë A në “Artemio Franchi” mes Fiorentinës dhe Kremonezes, ku rezultati ishte 2-2, në minutën e 90+5′ pas një goditje-kros nga ana e Mandragorës, Radu nuk mundi dot të kontrollonte mirë topin teksa u përplas me shtyllën dhe topi përfundoi brenda në portë duke i dhuruar fitoren ekipit vjollcë me shifrat 3-2.
Një gafë e pafalshme për portierin rumun, i cili e nis në mënyrën më të keqe aventurën e tij me skuadrën e sapo ngjitur në Serinë A.
– Arena e Lajmit
