Afera e inceneratorëve, gazetari Hoxha: Nëse prokuroria e mbyll hetimin para zgjedhjeve, kjo do të përcaktojë fatin e 3 qarqeve kryesore

Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh se nëse prokuroria do të mbyllë hetimet për aferën e inceneratorëve përpara zgjedhjeve të 14 majit, kjo do të përcaktonte fatin e tre qarqeve kryesore.

“Nëse prokuroria do veprojë shpejt para zgjedhjeve, do vendosë fatin e tre qarqeve me të rëndësishme në vend, Elbasan, Fier dhe Tiranë”.

Sipas tij, në këtë rast, prokuroria nuk ka arsye që të ezaurojë kohën e caktuar, por duhet ta mbyllë sa më shpejt këtë hetim.

“Në këtë rast nuk duhet të ndjekë procedurën që ka ndjekur për çështje të tjera, pra nuk ka nevojë të ezaurojë të gjithë kohën, sepse është një çështje që ka sensitet”, u shpreh gazetari.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×